Agjencitë ruse: Assadi është në disponim të mirë

Presidenti sirian, Bashar al-Assad ka thënë para një grupi të ligjvënësve rusë të dielën, se sulmet Perëndimore në shtetin e tij kanë qenë akt i agresionit, kanë raportuar agjencitë e lajmeve ruse, shkruan REL.

Reuters ka raportuar se ligjvënësit rusë janë takuar me Assadin pasi Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania kanë nisur sulme me raketa si hakmarrje ndaj sulmit me armë kimike që ka ndodhur javën e kaluar në qytetin Duma.

Agjencitë ruse të lajmeve kanë cituar ligjvënësit të kenë thënë se Assad ka qenë në “disponim të mirë” dhe ka lavdëruar sistemin sovjetik të mbrojtjes ajrore të përdorur nga Siria për t’iu kundërvënë sulmeve Perëndimore.

Ai është ftuar pë të vizituar rajonin siberian, Khanty-Mansi.

Në ndërkohë, po agjencitë ruse kanë cituar një zyrtar rus të ketë thënë se Shtetet e Bashkuara do të kërkojnë dialog me Rusinë për stabilitet strategjik në Siri.

“Ka shumë arsye që na bëjnë të besojmë se pas sulmeve në Siri, amerikanët do të kenë dëshirë të kalojnë në dialog strategjik”, është cituar të ketë thënë Vladimir Ermakov.

Ndryshe, pak orë pas sulmit që kryen në Siri, SHBA-ja, Franca dhe Britania e Madhe, si reagim kundër përdorimit të armëve kimike ndaj popullit sirian, Assad, mëngjesin ka postuar një video ku shihet duke shkuar në zyrën e tij në presidencë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP