Avokati i njohur vetëdigjet në shenjë proteste për ndryshimet klimatike!

Një avokat i njohur amerikan ka humbur jetën, pasi i vuri zjarrin vetes në një park në Nju Jork, në protestë ndaj ndryshimeve klimatike. Trupi i David Buckel, 60 vjeç, u gjet në parkun “Prospect” në Brooklyn.

Në një letër që iu gjet pranë, ai shkruante se i kishte vënë zjarrin vetes, me karburant, për të simbolizuar atë që vet njerëzit po i bëjnë Tokës. Ai shkruante gjithashtu se shumë njerëz thithnin ajër të ndotur dhe shumë vdisnin para kohe.

Buckel ishte i njohur për punën e tij në ndihmë të komunitetit LGBTI, ndërkohë që ka punuar kohët e fundit me disa grupe ambientaliste.

“Ndotja po rrënon planetin tonë, po e bën të pabanueshëm. Po ndot ajrin, tokën, ujin dhe po trazon motin”, shkruante avokati në letrën e tij të fundit, që i ishte dërguar me “e-mail” edhe disa medieve, pak para se trupi i tij të gjendej.

“Vdekja ime e parakohshme nga karburantet reflekton atë që ne po i bëjmë vetes”, shkruante ai.

Buckle ishte avokati kryesor në një rast, në të cilin policia në Nebraska u akuzua se kishte dështuar të mbronte Brandon Teena, një transgjinor adoleshent që ishte përdhunuar, sulmuar dhe më pas vrarë.

Historia e tij ishte edhe subjekt i filmit të vitit 1999, “Boys Don’t Cry” dhe Hillary Swank fitoi një “Oscar” për portretizimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI MOBIL