Rruga Tetovë – Trebosh si në mesjetë (FOTO-VIDEO)

Rruga Tetovë – Trebosh vazhdon të jetë problematike për tu kaluar parimisht për banorët e Komunës së Zhelinës por jo vetëm. Reshjet e shiut mbushin gropat në këtë rrugë duke ë bërë atë thuajse të pakalueshme, ankohen banorët, njofton Portalb.mk.

“I shkatërruam veturat, kjo rrugë është një ndër rrugët më të dëmtuara në rajon, se di pse nuk bëhet rregullimi i kësaj rruge “ thotë Irfan Emurllai, banor.

“Edhe nga ana e ish kryetarit dhe nga kryetari i tanishëm është premtuar rregullimi por deri më tani nuk është bërë asgjë, as vetë nuk e dimë pse nuk rregullohet rruga kur ka vetëm një kilometër“ thotë  për Portalb.mk. Egzon Selmani.

Fshati Trebosh i takon komunës së Zhelinës në aspektin administrativ, ndërsa sa i përket afërsisë i takon qytetit të Tetovës.

Kryetari i komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu nga njëra anë thotë se rruga është në mes të hapësirës së komunës së Zhelinës dhe Tetovës dhe kjo sipas tij ka shkaktuar probleme për të ndërhyrë në të.

Sejdiu thotë se ka përgatitur projekt për këtë rrugë dhe është në plan programin e vitit 2018.

“Në komunë nuk kam gjetur asnjë dokument të ndonjë projekti apo investimi të kësaj rrugë. Unë e kam futur në projektet me prioritet të komunës, ndërsa realizmi i kësaj rruge do të behët me mjete të Qendrës për Zhvillim Rajonal, ndërsa muri anësor do të financohet nga ambasada e Zvicrës “ shprehet për Portalb.mk., Sejdiu.

Nga ana tjetër, nga komuna e Tetovës, kanë kërkuar që kreu i komunës së Zhelinës Sejdiu, problemin ta paraqesë në zyrat e Regjionit Planor të Pollogut për t’i gjetur zgjidhje.

“Vendi ku duhet debatuar kjo sigurisht që është rajoni i Pollogut, Atje kreu i komunës së Zhelinës ka mundur ta hedh si temë që të fillohet të diskutohet që të gjendet një zgjidhje. Ndërmarrja jonë publike është e gatshme t`iu ofrojë ekspertizën e saj dhe bashkë me organet e Zhelinës të dalin në terren ta konstatojnë gjendjen me qëllim që qytetarëve t`iu zgjidhet problemi” ka thënë për Alsat-M, Armend Fazliu, zëdhënës i komunës së Tetovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI MOBIL