21-vjeçari nga fshati Moranë ka humbur jetën pas një goditje nga rryma elektrike

Një 21-vjeçar nga fshati Moranë ka humbur jetën pas një goditje nga rryma elektrike. Siç shpjegon policia, 21-vjeçari ka qenë në orar të punës, duke zhvilluar punime ndërtimore, ose më saktë duke shkarkuar tulla nga një makinë me vinç. Teksa po i merrte tullat dhe po i lente në tokë, vinçi ishte bllokuar në në telat e rrymës dhe në atë moment kishte goditur banorin e Moranës së Shkupit.

Ndihma e Shpejtë vetëm e kishte konstatuar vdekjen. Me leje të prokurorit publik, trupi i të ndjerit i është dorëzuar familjes, pa bërë obduksion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button