Messi bëhet lojtari i pestë me më shumë fitore në histori të La Ligas, Casillas mbetet ende i pari

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka arritur një tjetër rekord të madh individual.

Barcelona mori vendin e vet në histori të shtunën duke vendosur një rekord të ri në La Liga për ndeshje të njëpasnjëshme pa humbje, plot 39. Por, edhe ylli kryesor i skuadrës Lionel Messi mori një rekord, duke u bërë lojtari i pestë me më së shumti fitore në historinë e La Ligas.

Fitorja 2-1 e Blaugranëve ndaj Valencias e con yllin argjentinas në kuotën e 312 fitoreve në kampionatin spanjoll.

Rezultati i së shtunës e sheh atë të barazohet me Manolo Sanchis, megjithatë, Messi arriti këto fitore në 413 ndeshje, ndërsa ish-ikona e Real Madrid në 523.

Xavi Hernandez arriti 322 fitore në 505 ndeshje, edhe pse ka të ngjarë që Messi të kalojë ish-shokun e tij në sezonin 2018/19. Raul arriti 327 fitore në 550 ndeshje të La Ligas, edhe pse dy vendet e para janë të rezervuara për dy portier.
Andoni Zubizarreta shënoi 333 fitore në 622 paraqitje, ndërsa Iker Casillas mban rekordin me plot 334 fitore në vetëm 510 ndeshje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button