Avioni fantazmë, “bisha” amerikane që sulmoi Asadin e nuk e pa askush

Rusia dhe regjimi i Asad tha se do të rrëzonte çdo raketë apo avion të aleatëve që do të sulmonte Sirinë, por asnjëri prej mjeteve fluturuese të SHBA-së, Francës dhe Britanisë së Madhe nuk është rrezikuar aspak edhe pse fluturuan mbi kokat e tyre.
Mësohet se përveç raketave curise “Tomahawk” të lëshuara nga destrojerët në Mesdhe dhe Detin e Kuq, ameriakanët kanë përdorur avionët bombardues “B1 Lancer”, të cilët fluturojnë në lartësi të mëdha dhe nuk interceptohen nga radarët, shkruan Albeu.com.

B1 Lancer janë bombardues strategjikë të SHBA-ve, të cilët nuk ia ka shitur asnjë shteti tjetër dhe operojnë si zëvendësues të të famshmëve “B52 Stratofortress”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button