Lajmi që po e pret e gjithë bota – Ja kur zhvillohet meçi historik Joshua vs Wilder

Anthony Joshua e ka pranuar se nuk është duke synuar të boksojë në Las Vegas për ta pushtuar Amerikën, por ka insistuar se boksierët duhet të luftojnë në Londër dhe Wembley.

Boksieri britanik u bë kampion në versionin WBO të shtunën mbrëma pasi e rrahu Joseph Parkerin me vendim unanim pas plot 12 rundeve boks në Cardiff, për ta bashkuar brezin WBO me brezat që tashmë e mban, IBF, IBO dhe WBA, transmeton Gazeta NewBorn.

Brezi i vetëm që i mungon atij për t’ia bashkuar të gjithë të mundshmit është ai i versionit WBC, që mbahet nga amerikani Deontay Wilder, e me të cilin Joshua dëshiron të përballet në ring në vazhdim, edhe pse promotori i tij, Eddie Hearn e ka pranuar se nuk ka pasur kontakte me kampin e amerikanit deri më tani.

“E dua Wilderin. Ma sillni në ring Wilderin dhe do ta nokautoj dhe ta lë pa ndjenja. Eja Wilder zemër eja. Wilder duhej të ishte këtu sonte, por nuk është”, tha Joshua në ring pas ndeshjes, shkruan Gazeta NewBorn.

“Jo, nuk shkoj në Amerikë. Boksi britanik është më i miri dhe e përfaqëson jo vetëm këtë divizion por edhe peshat më të lehta”, ka thënë Joshua pas ndeshjes.

Siç raportojnë mediat botërore meçi i shumë pritur Joshua vs Walder do të zhvillohet në fund të qershorit.

“Njerëzit kanë shkuar për ta shikuar boksin në Amerikë tërë kohë. Nuk kanë pse të shkojnë më. Mund të vijnë në Cardiff, apo Wembley. Do të qëndrojmë këtu”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button