Incident i pahijshëm dhe kërcënim i radhës nga fansat për Justin Bieber

Justin Bieber është shndërruar në personazhin më të papëlqyer për fansat e tij, çdo ditë ndodh diçka që mërzit atë apo ata që përkrahin muzikën e tij. Pas ndarjes me Selenën nga ribashkimi i tyre i dytë, fansat kanë arritur të jenë më pranë tij duke e kërcënuar dhe duke i bërë të ditur që nuk po mbrohet sa duhet nga ata, shkruan Class.

Ai ndodhet në palm Springs, kaliforni për festivalin e madh të Coachell-ës dhe së fundmi dhurata më e bukur që i ka bërë vetes ishte një Lamborgini ngjyrë blu dhe shumë e këndshme, ashtu siç ai i zgjedh gjithmonë makinat e tij.

Një incident i vogël në makinën e tij e mërziti shumë këngëtarin, dikush ka dëmtuar makinën e tij duke shkruar me spraj: “Vetëm para”, kjo ndoshta për ti treguar atij se ai nuk mendon për asgjë, përveç parave.

Ky akt është denoncuar në polici nga vetë këngëtari, i cili shumë ishte shumë i revoltuar dhe i mërzitur, shkruajnë burimet pranë tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button