Vodhi stoli ari në vlerë prej 14.000 euro

Dy shkupjan mbetën edhe pa ari edhe pa para, pasi shtëpitë e tyre u “vizutuan” prej dy vjedhësve.

Vjedhja e parë ndodhi në mbrëmjen mes të shtunës dhe të dielës në rrugën “Lerinska” në lagjen Kozle. Nga shtëpia e 65 vjeçarit K.P hajni vodhi stoli në vlerë prej 10.000 euro.

Në mbrëmjen e njëjtë, nga shtëpai e lagjes Maxhari, një hajn tjetër ishte ngjitur nëpërmjet kulmit dhe hapi derën e ballkonit dhe hyri në shtëpinë e S.I prej ku mori stoli ari në vlerë prej 4.000 eurove. Dy vjedhjet u zbuluan u paraqitën në polici, e cila filloi hetimin. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button