Ambasadori rus në OKB: Vepruat njëjtë sikur në sulmin ndaj Jugosllavisë

Ambasadori rus në Këshillin e Sigurimit në Kombet e Bashkuara, Vassily Nebenzya, ka thënë se sulmet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj janë qenë “akt i agresionit” kundër shtetit sovran të Sirisë.

Ai ka thënë se veprimi i këtyre shteteve ka demonstruar një shpërfillje të ligjit ndërkombëtar.

Përveç kësaj, ai ka thënë se SHBA “po krijojnë situatë katastrofike në Siri, duke e rënduar atë”.

“Sistemi i së drejtës ndërkombëtare u shkel në Siri, njëjtë sikur ndodhi në Jugosllavi, Libi dhe Irak”, tha ai, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley ka thënë se sulmet janë planifikuar me kujdes për të minimizuar viktimat civile.

Ajo ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të ndjekin secilin vend që mund të përdorë apo ndihmon në përdorimin e armëve kimike.

Haley ka përsëritur se presidenti Trump ka deklaruar që nëse Siria përdor sërish gaz helmues, SHBA-ja është e gatshme për të reaguar.

SHBA-të, Franca dhe Britania filluan me sulme mbi objektivat kimike në Siri (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button