Përse djemtë nuk i pëlqejnë vajzat e pispillosura?

Jetojmë në një shoqëri ku kushdo është i lirë të japë mendimin e tij në çdo moment. Nëse disa dekada më parë, njerëzit kishin të njëjtën pamje (duke nënkuptuar që nuk mund të ndryshoje look dhe të gjithë ishin të detyruar të ndiqnin disa rregulla të paracaktuara në veshje dhe në pamje), sot kushdo ka lirinë të vishet ose grimohet ashtu si ka dëshirë, shkruan Class. 

Kjo liri ka sjellë, sidomos për femrat, të duken shumë ndryshe nga njëra-tjetra. Makeup-i që vajzat vendosin ndryshon. Ka vajza që preferojnë një makeup të lehtë, ka edhe vajza që preferojnë një makeup të rënduar. Nuk bëjmë dot një ndarje të saktë se kush duket më mirë se tjetra, por një gjë dimë ta themi me siguri, shumica e djemve nuk i pëlqejnë vajzat që janë shumë të pispillosura.

Më poshtë po listojmë disa nga arsyet se përse ndodh kjo:

I duan vajzat të thjeshta

Djemtë mendojnë gjithmonë se natyralja është më e bukur. Në këtë rast nuk bën përjashtim as përzgjedhja ndaj vajzave. Vajzat që janë më afër natyrales konsiderohen si vajza më të thjeshta dhe më të dhëna në një lidhje.

U duket e paarritshme

Vajzat që vendosin një makeup të fortë duken shumë më të pavarura dhe të “paarritshme” në sytë e meshkujve. Shumica e tyre mendon se këto vajza kanë përzgjedhjme shumë më të hollësishme dhe nuk ka shance që ata të kalojnë në këtë filtër. Kjo bën që kjo kategori e vajzave të mos jetë në radhë të parë të listës së pëlqimeve.

Nuk ka surpriza pa grim

Një tjetër faktor është ajo që fshihet pas ‘maskës’ së grimit të rëndë. Shpesh djemtë friksohen nga një makeup i rëndë të vajzat sepse asnjëherë nuk i dihet se çfarë fshihet pas kësaj maske. Ky fakt i bën ata të ndihen më të sigurt që ndonjë surprizë e pakëndshme mund të ndodhë tek vajzat që kanë një grim më natyral.

Xhelozia për partneren

Krenaria është pjesë e përhershme e karakterit mashkullor. Kjo krenari shumëfishohet sidomos tek partnerja që ai zgjedh. Meshkujt nuk duan që kur janë në rrugë me partneren e tyre, dikusht tjetër të kthejë kokën dhe ta shikojë atë. Duke mos pëlqyer këto situata, një vajzë me një makeup të thjeshtë do të tërhiqte më pak vëmendjen sesa një vajzë me grim më të rëndë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button