Pentagoni: Me sukses u goditën të gjitha objektivat në Siri

Pentagoni thotë se të gjitha objektivat janë goditur me sukses nga sulmet ajrore nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton Anadolu Agency (AA).

Dana White, ndihmës sekretarja e mbrojtjes për marrëdhënie me publikun ka thënë se sulmet u kryen për të “ulur aftësitë e Sirisë për përdorimin e armëve kimike në të ardhmen”.

“Sulmet nuk paraqesin ndryshime në politikën e SHBA-së apo përpjekje për të përmbysur regjimin sirian. Por, ne nuk mund të lejojmë shkelje të tilla të rënda të së drejtës ndërkombëtare”, tha White.

Ajo i kërkoi Rusisë të “respektojë angazhimin e saj” për të siguruar që regjimi i Bashar al-Asadit të braktisë armët kimike.

Në përgjigje të sulmit të armëve kimike në Duma më 7 prilli, SHBA, Britania e Madhe dhe Franca bombarduan disa objektiva të regjimit të Asadit në Damask dhe Homs të Sirisë.

SHBA-të, Franca dhe Britania filluan me sulme mbi objektivat kimike në Siri (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button