Çavusoglu: Duhet të shpëtojmë Sirinë nga ky regjim

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, në lidhje me operacionin ndaj regjimit sirian tha se, “Është një ndërhyrje ndaj një regjimi i cili përdor armë kimike. Duhet të ishte intervenuar deri tani”, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas një takimi me kryesinë e Partisë Drejtësi dhe Zhvillimi (AK Parti) në qytetin Antalya, Çavuşoğlu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me operacionin e SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Francës kundër regjimit të Asadit.

Ai kërkoi që e drejta dhe e gabuara të dallohen mirë. “Ndërhyrja ishte një ndërhyrje ndaj regjimit. Në rast se do të ishte një ndërhyrje ndaj popullit sirian dhe Sirisë ne do të kundërshtonim. Është një ndërhyrje ndaj një regjimi i cili përdor armë kimike. Duhet të ishte intervenuar deri tani. Regjimi i cili më parë kishte përdorur armë kimike dhe me armë konvencionale deri më tani ka vrarë rreth 1 milion njerëz”, tha Çavuşoğlu.

Ministri jashtëm turk duke theksuar se regjimi përsëri ka përdorur armë kimike se nuk është ndëshkuar kur përdori armë kimike më parë, vuri në dukje se kjo çështje nuk është vetëm përdorimi i armëve kimike.

Çavuşoğlu gjithashtu tregoi se Turqia që një vit e gjysmë është duke bërë një përpjekje shumë intensive për formimin e zonave jokonfliktuale për armëpushim për paqe në Siri.

Ai duke vënë në dukje se Turqia ka luajtur rolin më të rëndësishëm në këtë drejtim tha se “Fatkeqësisht pavarësisht të gjitha marrëveshjeve, pavarësisht se Rusia dhe Irani ishin shtete garantuese, pavarësisht se Guta Lindore u përfshi në zonat jokonfliktuale, në Gutën Lindore ky regjim vrau dhjetëra mijëra njerëz. Kjo ndërhyrje është kundrejt regjimit”.

Çavuşoğlu më tej duke theksuar se regjimi më nuk duhet qëndruar në Siri, tha se “Nëse nesër ky regjim vazhdon këto sulme, mund të ndodhin incidente më të mëdha. Në Siri mund të kthehet kaosi, kthehet në mënyrë të parevokueshme. Së shpejti duhet të kalojmë në procesin politik. Duhet të shpëtojmë Sirinë nga ky regjim”.

SHBA-të, Franca dhe Britania filluan me sulme mbi objektivat kimike në Siri (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button