Taksa për Rrugën e Kombit, Gjiknuri: Do e reduktojmë, ja kush përfiton

Brenda këtij viti, aksi që lidh Kukësin me Morinën, pjesë e Rrugës së Kombit do të jetë i përfunduar me urat dhe elementët e sigurisë rrugore. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri i shoqëruar nga drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro inspektuan në Kukës kantierin e hapur në një prej urave të cilat po dublohen, transmeton Noa.al.

Gjatë fjalës së tij Gjiknuri deklaroi se po vijojnë negociatat me koncesionarin dhe komunitetet lokale të Qarkut të Kukësit për çështjen e tarifës së kalimit.

Ministri tha se po flitet për tarifë të reduktuar për banorët e Kukësit dhe u shpreh besimplotë se përpara se të fillojë dhe njëherë funksionimi i pagesave të Toll-it, ne do të kemi një zgjidhje.  Por ende nuk flitet sa do të jetë kjo tarifë.

“Jemi duke negociuar me koncesionarin por njëkohësisht duke u konsultuar edhe me popullatën për të gjetur një zgjidhje për një tarifë të reduktuar për banorët e këtyre zonave, sidomos për transportin publik dhe qytetarët që e përdorim më shpesh rrugën Kukës-Tiranë. Nga ana tjetër, dua të them që kemi filluar edhe me evidentimin e të gjitha mjeteve që janë të targuara në Kukës.

Jemi duke bërë krahasimet me banorët që janë pjesë e këtij komuniteti dhe që i zotërojnë këto mjete, në mënyrë që të trajtohet ajo fashë e njerëzve që preken nga ky koncesion dhe që jetojnë në Qarkun e Kukësit.

Është një proces i filluar mirë dhe besoj brenda një periudhe shumë të shkurtër, përpara se të fillojë dhe njëherë funksionimi i pagesave të Toll-it, ne do të kemi një zgjidhje. Besoj do jetë shumë e pranueshme por njëkohësisht nuk cënon edhe efektivitetin e kontratës, nuk cënon mbarëvajtjen e kontratës për mirëmenaxhimin e kësaj rruge”, u shpreh Gjiknuri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button