Vuçiq falënderon serbët që nuk zbrazën asnjë plumb kur u arrestua Gjuriqi

​Aleksandar Vuçiq falënderoi sot serbët e Kosovës që nuk reaguan me armë kur u arrestua Marko Gjuriqi më 26 mars në Mitrovicën Veriore.

“Një plumb po të shkrepej, kushedi si kishte përfunduar e gjitha. I falënderoj serbët që nuk ndodhi kjo, por kjo tregon si gjithçka është e brishtë dhe kërkon punë e energji”, tha Vuçiq për RTS-në, transmeton Kallxo.com.

Ai ishte falënderues edhe për bisedat që kishte me ministrin e jashtëm francez dhe kancelaren gjermane.

“Jam i kënaqur që mundëm të bisedojmë shpejt me Ministrin Francez të Punëve të Jashtme dhe Angela Merkel-in, e cila çshtjet në Ballkan i ka kuptuar dhe i ka definuar më mirë sesa do të kisha mundur unë”, tha Vuçiq.

Marko Gjuriq, drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, ishte arrestuar më 26 mars në Mitrovicën Veriore, pasi hyri pa leje në Kosovë. Ai atë ditë ishte sjellë në Prishtinë dhe më pas ishte deportuar nëpërmjet Merdarit.

Gjuriq më pas, gati dy javë pas arrestimit, erdhi për pashkët ortodokse me leje në Kosovë.

Gjuriq sot i tha RTS-së se kancelares gjermane Angela Merkel me Vuçiqin i kanë treguar për gjithçka që ndodhi gjatë arrestimit të tij.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button