Xhaxhai plagos veten dhe vret aksidentalisht nipin 14 vjeçar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë pasi i njëjti kishte vrarë aksidentalisht nipin e tij në një dasmë, transmeton Gazeta Blic.

Aty janë konfiskuar arma me të cilët është kryer vrasja dhe një kallashnikov. Viktima është një 14 vjeçar nga Mushtishti i Suharekës.
Policia e Kosovës e ka prangosur të dyshuarin kryesor për vrasjen e një 14 vjeçari në Mushtisht të Suharekës.

Vrasja e të miturit ka ndodhur në një aheng familjar derisa i dyshuari është axha i tij.

 Me këtë rast, policia ka konfiskuar revolen dhe një kallashnikov.

“Policia e Prizrenit e ka arrestuar të dyshuarin (xhaxhai i viktimës) dhe në automjetin e të njëjtit e ka sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet të jet përdorur në rast. Po ashtu krim teknikët e kanë sekuestruar edhe një kallashnikov në vendin e ngjarjes dhe disa gëzhoja”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14 në familjen Sopaj në fshatin Mushtisht kishte pasur aheng familjar dhe një i dyshuar kishte shtënë në ajër me armë zjarri.

“Sipas hetimeve fillestare dyshohet se gjatë krismave arma është bllokuar dhe duke u perpjekur për ta zhbllokuar armën vetëplagoset i dyshuari e me pas plumbi e godet edhe nipin e tij i vitlindjes 2004. Viktima ishte sjell në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim por nuk kishte mundur të mbijetojë”, thuhet më tej në njoftim.

Policia e Kosovës në vazhdimësi ka bërë thirrje të mos përdoren armë në ahengje familjare.

Ka pasur edhe raste të tjera kur ngjarje të tilla kanë ndodhur nëpër Kosovë.

Zyrtarët e Policisë kanë treguar, kohë më parë, se ka raste edhe kur ka pasur vrasje aksidentale dhe janë fshehur, duke i paraqitur si vdekje të natyrshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button