Presidenti i përjetshëm i Malit të Zi përsëri favorit

Millo Gjukanoviq, i cili ka udhëhequr Malin e Zi me dekada, qoftë nga zyra e presidentit, qoftë nga ajo e kryeministrit, ka qenë mjeshtër i ndryshimit.

Ai e ka transformuar veten nga një komunist në një liberal, nga një aleat i presidentit të dikurshëm serb, Sllobodan Millosheviq, në njeriun që ka udhëhequr vendin e tij drejt ndarjes nga Serbia dhe anëtarësimit në NATO, transmeton REL.

Si një nga dy evropianët që kanë dominuar politikat e vendeve të tyre më gjatë se Vladimir Putini i Rusisë, Gjukanoviqi ka qenë kryeministër i Malit të Zi gjashtë herë dhe president një herë. Ai ka mbajtur pushtetin me ndërprerje të shkurtra qysh në vitin 1991.

Tani, duke përdorur recetën e tij të populizmit dhe patronazhit, ai pritet t’i fitojë zgjedhjet presidenciale më 15 prill.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button