Rama kërkon mobilizim për sezonin turisik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se “kjo verë do të ketë më shumë turistë se asnjëherë më parë”.

Ai shtoi se duhet mobilizim i gjithmbarshëm në mënyrë që t’u ofrohet kushtet e nevojshme për turistët, përcjell albinfo.ch.

“Të gjitha hotelet e dhomat e ofruara nga operatorët turistikë, nga Velipoja në Sarandë, janë të prenotuara. Kërkesa ndaj Shqipërisë rritet ndjeshëm vit pas viti dhe ndërkohë që punojmë për nxitjen e investimeve të reja, duhet të rrisim me patjetër cilësinë në çdo aspekt”, ka thënë Rama.

“Për këtë qëllim kemi hartuar një plan që përfshin një sërë ministrish dhe institucionesh. Shteti do të jetë në krye të detyrës si asnjëherë më parë, për të garantuar një sezon turistik me më shumë pastërti, më shumë siguri, më shumë mundësi argëtimi. Bashkëpunimi më i mirë se asnjëherë me bashkitë është domosdoshmëri”, theksoi tutje kryeministri i Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button