Trump për sulmet në Siri: Sulm i kryer në mënyrë të përsosur

Presidenti i SHBA-ve, Trump, në lidhje me operacionin kundër regjimit të Asadit tha se sulmi është i kryer në mënyrë të përsosur. Sipas tij, misioni u përmbush.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, në mesazhin e tij në lidhje me operacionin e forcave të armatosura amerikane së bashku me Britaninë e Madhe dhe Francën kundrejt regjimit të Bashar al-Asadit në Siri, tha se “Sulm i kryer në mënyrë të përsosur. Misioni u përmbush”, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Një sulm i ekzekutuar në mënyrë të përsosur. Falënderoj Francën dhe Britaninë e Madhe për diturinë e tyre dhe fuqinë e mirë të ushtrive të tyre. Nuk mund të kishte pasur një rezultat më të mirë. Misioni u përmbush”, tha Trump në mesazhin e tij nëpërmjet Twitter-it.

Në kuadër të sulmit të SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Francës ndaj regjimit të Sirisë, ishte goditur një qendër hulumtimi për armë kimike, një depo të armëve kimike në perëndim të Homsit si dhe një qendër komandimi në lidhje me armët kimike.

SHBA-të, Franca dhe Britania filluan me sulme mbi objektivat kimike në Siri (VIDEO)

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button