Incident në Haraçinë

Siç informon policia, mbrëmë në orën 23, E.R. nga Haraçina ka paraqitur se të njejtën ditë rreth orës 11 e 20 në fshatin Haraçinë, në afërsi të Komunës, para një kafeneje ka vejtur personin B.V., se bashku me vëllanë e tij B.V., dhe dy persona të panjohur të gjinisë mashkullore të ndalur me makinën “Golf”4 me targa të Shkupit, ku B.V. ka dalë nga makina dhe i është afruar E.R., dhe të tjerët ishin pas tij.

Sipas personit që ka paraqitur rastin, B.V. ka sulmuar me boks në fytyrë dhe ka ikur dhe hipur në makinë, kur është afruar E.R. pranë makinës njëri nga personat e tjerë e ka sulmuar me një mjet të mprehtë duke i shkaktuar lëndime në dorën e djathtë.

Më pas B.V. ka dalë nga makina dhe me armë i është kërcënuar E.R., dhe më pas është tërhequr dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas informacioneve përleshja u bë për shqetësimin e kushërirës së E.R. në rrjetet sociale. Janë duke u marrë masa për zbardhjen e rastit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button