Zaev: Shumë jemi afër zgjidhjes, ngelet emri dhe përdorimi

Është arritur përparim për pjesën më të madhe të pyetjeve për çështjen e emrit, tani ngelet vetëm mënyra e përdorimit dhe mënyra ndërkombëtare e përdorimit të emrit, tha kryeministri Zoran Zaev në brifingun e sotëm të hapur me mediat.

Është e vërtetë që një pjesë e madhe e punëve janë zgjidhur, dhe gjithë kjo që është arritur dhe është zgjidhur tani më, mund të vlerësohet si marrëveshje vetëm nëse kemi marrëveshje përfundimtare, transmeton Portalb.mk.

“Do thosha se nuk është zgjidhur vëllimi dhe mënyra e përdorimit ndërkombëtar të emrit. Shumë jemi afër  deri tek zgjidhja që duhet të vërtetohet edhe në pjesën e identitetit, në pjesën e nacionalitetit dhe gjuhës. Mendoj se jemi para një zgjidhje të këtyre pyetjeve”, tha Zaev i cili shtoi se pyetjet tjera në mënyre tw përgjithshme  janë mënjanuar.

Ndërsa lidhur me vërejtjet greke për irredentizëm, Zaev mendon se duhet që të gjenden formulime se nuk kemi pretendime territoriale, nuk kemi ndërmend që ta dëmtojmë kufirin që na kufizon, si dhe nuk e kemi ndërmend të përzihemi në trashëgiminë e Greqisë, në të njëjtën kohë as ata në trashëgiminë tonë.

Zaev vërtetoi se referendum  për emrin do të ketë, dhe tha se mund të jetë menjëherë pas marrëveshjes eventuale ose para hyrjes së Maqedonisë në Nato ose në BE.

Për kërkesën greke për egra omnes, Maqedonia ka qëndrim emri sipas marrëveshjes të jetë vetëm për përdorim ndërkombëtar dhe pa ndryshim të Kushtetutës, sepse përdorimi i brendshëm i emrit nuk ka asnjë ndikim mbi Greqinë.

Lidhur me identitetin, Zaev tha se Greqia ka mirëkuptim sepse bëhet fjalë për ndjenjë personale dhe nuk aludon në ndryshim. Secili vendim do të bëhet me marrëveshje dhe do të kalojë nga institucionet dhe qytetarët e dy vendeve.

Takimi Dimitrov-Koxias: Në një pjesë të çështjeve ka përparim, por për një pjesë akoma ka dallime (VIDEO)

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button