MPB me detaje për incidentin në Gostivar ku u rrahën profesorë

Në stacioni policor në Gostivar, mbrëmë rreth orës 22.00, D.I (37) nga Gostivari, ka paraqitur rastin se rreth orës 15.40 me telefon ka qenë i thirrur nga ana e profesorit B.K (41), i cili ka qenë në punë në gjimnaz dhe i ka thënë se është fjalosur me drejtorin Xh.K, ndërsa disa minuta më vonë B.K i është lajmëruar përsëri duke i thënë se është sulmuar.

D.I. ka shkuar në parkingun prapa shkollës dhe e ka takuar B.K të gjakosur në fytyrë. B.K. i ka thënë se ka qenë i sulmuar nga djali i drejtorit V.K. Në atë moment sipas deklaratës së D.I, nga shkolla ka dalë Xh.K, ndërsa D.I. i është drejtua me fjalët “E shikon çfarë i keni bërë njeriut”, pas çka kanë filluar të shtyhen mes vete, ndërsa pas shpine i është afruar H.F. dhe ka filluar ta sulmojë, më pas D.I ka humbur vetëdijen. D.I dhe B.K kanë qenë të transferuar në Qendrën urgjente në Gostivar, më pas në Qendrën Klinike në Shkup, informojnë nga MPB, përcjell Portalb.mk. 

Po merren masa dhe aktivitete për pastrimin e rastit.

Me boks të hekurt rrihen profesorët e gjimnazit në Gostivar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button