Sot Radio Vati shënon 24 vite në eterin e Republikës së Maqedonisë

Sot Radio Vati shënon 24 vite në eterin e Republikës së Maqedonisë.

Radio Vati është radio private, e pavarur, urbane e cila emeton program në gjuhën shqipe dhe medialisht e mbulon regjionin e qytetit të Shkupit. Radhitet në mesin e radiove të para private në Shkup dhe Maqedoni, e themeluar më 14 prill 1994. Radio Vati shumë shpejtë e tejkaloi konkurrencën dhe me punën e saj profesionale arriti të bëhet një nga radiot më të preferuara në regjion.

“Sipas disa hulumtimeve të institucioneve të ndryshme, Radio Vati vetëm në Shkup ka afër 85 000 dëgjues në ditë, kurse bashkë me qytetet tjera numri i dëgjuesve në nivel ditor arrin numrin 120 000 dëgjues. Nëse këtë dëgjueshmëri e paraqesim me përqindje, atëherë kap 15 – 20 % nga e gjithë popullata në regjion.” thonë nga kjo radio.

Radio Vati emeton program 24 orësh me informacione, pjesa informative i mbulon të gjitha sferat e jetesës: lajme, ekonomi, politikë, sociale, kulturë, zbavitje, teknologji, automobilizëm, sport dhe të tjera.

“Ne në Radio Vati prioritet kemi përparimin e të drejtave të njeriut, e jo politikën diskriminuese , si dhe identifikimin e problemeve dhe nevojave të qytetarëve. Andaj edhe shoqëria multietnike dhe multikulturore në Maqedoni ofrojnë mundësi për zhvillim të punës me një vëmendje të posaçme të zgjidhjes së tensioneve ndëretnike. Politika redaktuese e Radio Vatit me shumë vëmendje i përcjell edhe ngjarjet në sferën e ruajtjes së ambientit jetësor, trashëgimisë kulturore të Maqedonisë, i promovon dhe i mbron të drejtat e fëmijëve, të drejtat e grave dhe të drejtat e njeriut në përgjithësi. Gjithashtu, pjesë përbërëse e programeve tona janë të orientuara drejt ngritjes së vetëdijes së qytetarëve, por edhe në promovimin e arsimimit të qytetarëve si parakusht për demokraci. Duke u nisur nga kjo e lartpërmendura ne në Radio Vat një vëmendje të posaçme ia kushtojmë përbërjes së skemës programore, me qëllim që ti kënaqim kërkesat e dëgjuesve tanë.” thonë nga kjo radio.

Publiku i Radio Vatit thuajse është i njëjtë në bazën gjinore, sa meshkuj aq dëgjuese femra, pjesa më e madhe e tyre me moshë mbi 20 vjet.

“Kjo flet për përcaktimin tonë që të jemi radio për të gjithë, të jemi relevantë dhe medium I besës, thjesht të jemi zëri i popullit dhe mu për këtë qëllim dëshirat dhe kërkesat e dëgjuesve tanë gjithmonë shndërrohen në emisione të cilat janë në interes të posaçëm për to. Jemi të sigurt që në këtë mënyrë të gjithë dëgjuesve tanë u ofrojmë informacione të cilat tërësisht janë të dobishme për to dhe bizneset e tyre.” thonë nga kjo radio.

Gëzuar dhe shumë suksese nga redaksia e Portalbit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button