Ende asnjë qytetar i Maqedonisë nuk ka paraqitur keqpërdorim në skandalin Cambridge Analytica

Asnjë qytetar i Maqedonisë deri më tani nuk është drejtuar deri te Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale në lidhje me keqpërdorimin e të dhënave personale në skandalin me Facebook dhe Cambridge Analytica, përcjell Portalb.mk.

Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale i është drejtuar Facebook-ut me kërkesë zyrtare për të marrë të dhëna nëse ndonjë qytetari të Maqedonisë ia janë keqpërdorur të dhënat personale.

Sekretari gjeneral në këtë drejtori, Igor Kyzevski ka deklaruar për MIA-n se deri më tani asnjë qytetar nuk është drejtuar deri tek ata në lidhje me keqpërdorimin e të dhënave personale në skandalin me Facebook dhe Cambridge Analytica.

Maqedoni: skandali i Facebook-ut me të dhënat, sa jemi të rrezikuar dhe ne, si mund të mbrohemi

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button