Paragjykimet dhe islamofobia globale

Paragjykimet, islamofobia ndaj komunitetit musliman nё Perёndim ka filluar pas daljes nё skenё tё sulmeve dhe vrasjeve tё organizatave ekstremiste terroriste. Kulminacioni arriti me shembjen e kullave binjake mё 11 shtator 2001 nё New York qё konsiderohej si shpallje lufte dhe pёrplasje qytetёrimesh mes botёs perёndimore dhe botёs islame. Nё shtetet  e ish kampit komunist Poloni, Hungari, Çeki dhe tё tjera, paragjykimi islamofobia dhe racizmi janё nё shkallё mё tё lartё.

Ata 40 vjet kanё qenё tё getoizuar shoqёri tё sunduara nga regjime despotike, pa pluralizёm dhe divergjenca kulturore dhe fetare. Qeveritё e tyre egocentrike dhe eurocentrike, nuk pranuan refugjatё nga Lindja e Mesme dhe Afrika qё ishin tё pёrfshira nё luftёra. Nё Lindjen e Largёt shumё pak ose aspak nuk ka paragjykime dhe islamofobi ndaj botёs islame. Kёta dy qytetёrime budizmi dhe islami nё tё kaluarёn  nuk kanё pasur hipoteza dhe pёrplasje.

Janё shoqёri orientale dhe qytetёrime tё Lindjes. Nё shoqёritё perёndimore  paragjykimet dhe diskriminimi mё sё shumti ndihen nё punёsim,  shembull janё femrat tё mbuluara me shami dhe vello, tё cilat e kanё tё vёshtirё pёr tu integruar dhe gjetur njё punё tё mirё. Tek klasa e mesme dhe elita  si pjesё e shoqёrisё liberale, ndihen mё pak paragjykimet dhe islamofobia. Tek komuniteti  musliman tё ardhur nga Ballkani, shqiptarёt, boshnjakёt dhe minoritetet e tjera paragjykimet janё mё pak tё shfaqura.

Popujt autoktonё europianё janё mё shumё tё pranuar dhe integruar nё shoqёrinё perёndimore, se popujt e ardhur nga Lindja e Mesme dhe Afrika. Paragjykimet ekzistojnё dhe brenda komunitetit musliman. Shembull, njё musliman shqiptar praktikues kur sheh muslimanёt me mjekra, emigrantё nga shtete tё botёs islame, duke kryer ritualet dhe duke u  falur, nga mosnjohja e pluralizmit   fetar dhe divergjencave krijohen paragjykime duke shkuar deri nё fobi. Unё kam hasur dhe kam parё pёrplasjet hasmёrinё mes emigrantёve muslimanё tё konfesionit sunit dhe shiit.

Njё miku im libanez mё tregoi para dy viteve se qeveria e Kuvajtit  dhe Arabisё Saudite  i ka dёbuar punёtorёt muslimanё qё janё me origjinё tё konfesionit shiit. Ai tha se kam pasur pasuri dhe nga familja ime dhe ky ёshtё shkaku pse njё pjesё e qytetarёve libanezё vullnetarisht dhe si mercenarё luftojnё kundёr sunitve nё Siri dhe Jemen. Refugjatёt, pa marrё parasysh se janё shiit ose sunit kanё statut mё tё mirё dhe tё drejta mё shumё nё Perёndim se refugjatёt shiit nё Arabinё Saudite, shtete me mazhorancё sunite, ose refugjatёt tё konfesionit sunit nё Iran. Shoqёritё  dhe bota perёndimore i ka kaluar para shumё shekujve luftёrat mes katolikёve dhe protestantёve, siç janё tani luftёrat muslimane mes muslimanёve sunit dhe shiit.

Dy konfesione, katolikё dhe protestantё me shumё  fraksione dhe sekte, pa marrё parasysh divergjencat ato jetojnё nё paqe dhe harmoni. Bota islame duhet tё marrё shembull tё nxjerr leksione nga europianёt shkruan, ish ministri gjerman Joschka Fischer nё njё revistё. Ai thotё qё janё duke u zbehur dhe njё ditё do tё marrin fund organizatat ekstremiste, siç  ishte ALKAEDA dhe ISIS. Nё tё ardhmen kanoset rreziku  i konfliktit dhe luftёrave mes sunitve dhe shiitve nё Lindjen e Mesme, mes Arabisё Saudite dhe Iranit.

“Feja e shqiptarit ёshtё shqiptaria”

Nё botёn perёndimore komunitetet fetare janё heterogjene pa marrё parasysh se cilit religjion i takojnё, duke filluar prej shkencёtarёve, intelektualёve, klasa e mesme dhe masa popullore. Nё Perёndim tё qenit religjioz nuk do tё thotё se i takon klasёs sё ulёt apo je i prapambetur dekadent oriental etj. Kurse tek popujt ballkanas si fenomen tё qenit religjioz praktikantё tё njё feje sidomos islame, i vishen epitete dhe konsiderohet si shoqёri e prapambetur, orientale demode dhe primitive. Ky fenomen me paragjykime dhe fobi ёshtё trashёguar nga periudha komuniste nё Shqipёri, Kosovё dhe sё paku  nё Maqedoni.

Nё fund tё viteve 60-tё tё shekullit tё kaluar kur Shqipёria u bё shtet i vetёm dhe i parё ateist nё botё indoktrinimi dhe doktrina utopiste e Enver Hoxhёs, si kredo ishte se shqiptarёt pasi e dёbuan Zotin kaluan prej ferri nё parajsё. Sllogani i tij ishte nёn moton qё  dhe pjesa tjetёr e kombit duhet ti bashkohen parajsёs sё bashku me ne. Ky indoktrinim i vrazhdё dhe utopist u importua nё Kosovё dhe Maqedoninё Perёndimore.

Maksima e famshme e Vaso Pashёs, pёr diktatorin Enver Hoxha ishte si premisё dhe medalje.  Fraza shumё brilante nuk e mohonte Zotin, dhe shqiptarёt ta braktisin fenё nё periudhёn e rilindasve shqiptar, por Vaso Pasha aludonte pёr unitet dhe forcimin e identitetit kombёtar. Kjo frazё e Vaso Pashёs u mor e moskuptuarit si inspirim dogmё dhe indoktrinim sidomos nga pjesa e ashtuquajturit intelektualё dhe shtresё e arsimuar. Sllogani i tyre ishte se fetё janё duke dhёnё shpirt sidomos feja islame. Deri nё fund tё shekullit 20-tё kombi shqiptar do tё bёhet ateist dmth do tё ndjekin dhe pjesa tjetёr e kombit idealet, parimet e prijёsit dhe nё fund feja e shqiptarit do tё jetё shqiptaria. Viteve 70-tё mё kujtohet njё shoku im, pasi kreu shkollёn e mesme, i indoktrinuar nga dogma dhe utopizmi enverist, kishte kaluar nё ekstremizёm.

Doktrinimi dhe dogmatizmi i shqiptarёve tё Kosovёs dhe Maqedonisё nuk ishte tё qenurit me ideologji marksiste, por ishte nga frymёzimi i Revolucionit Kulturor kinez, qё u brumos nga Partia e Punёs sё Enver Hoxhёs. Ish shoku im i dehur nga neveria pa empati kishte filluar censurёn, ua kishte ndaluar dhe mohuar prindёrve praktikimin e ritualeve dhe agjerimin e muajit tё Ramazanit. Si profan dhe ateist i vrazhdё dhe i verbёr kishte filluar tё edukojё dhe frymёzojё fёmijёt e tij.

Termi “ateos” do tё thotё mosbesuarit nё Zot, por si gjithё komunitetet tjera nё shoqёritё demokratike edhe ateistёt respektojnё, vlerёsojnё tolerancёn dhe harmoninё mes komuniteteve fetare dhe sekulare. Por ajo qё mё habiti mua tek shoku i rinisё pas shumё dekadave ishte kur dёgjova se djali i tij shumё i kulturuar nuk ishte konvertuar nё fenё e tё atit, ishte bёrё njё praktikant i devotshёm por jo ekstremist dhe radikal fetar. Shumё prindёr tё ngarkuar nga ideologjitё, hipoteza, stereotipe tё sistemit monist laicist radikal dhe hybrid cёnojnё tё drejtat e fёmijёve tё tyre, liritё individuale, pavarsinё pёr tё shprehur vullnetin dhe besimin ose tutorё konservatorё fundamentalistё arkaik fetar qё ushtrojnё dhunё, imponim, ndrydhje ndaj fёmijёve tё tyre, ku  vajzat tё jenё tё mbuluara me shami dhe vello.

Si nxёnёs i shkollёs fillore gjatё viteve 1970-1971, mё kujtohet arsimtari nё orёn e mёsimit, njeri neurotik dhe histerik, duke i kёrkuar falje dhe pёrmendur frazёn “Pёr Zotin, shoku mёsues kam harruar”,ai i dehur nga melankolia dhe neveria islamofobike, mu vёrsul si bisha e egёr duke bёrtitur si i çmendur. Mё tha: Cili ёshtё Zoti yt? I shpikur nga tё marrёt dhe budallenjtё, Zoti ynё ёshtё xhaxhi Marksi dhe Lenini. Ai kishte nё majё tё gjuhёs dhe xhaxhin Enver  po mos t’i ndёshkojё dhe futё nё burg. Kur fёmijёt e mi filluan shkollёn fillore nё Zvicёr vёreja kontraset dhe antagonizma mes shoqёrive totalitare despotike dhe demokratike liberale. Djali im duke mbajtur mёsim arsimtari nё klasё kishte bёrё replikё duke i thёnё se a nuk ёshtё teoria darviniste si religjionet!

Pa bёrё asnjё kritikё, arsimtari ishte pёrgjigjur se edhe vajza ime nuk beson teorinё darviniste. Ёshtё e drejta  e çdo nxёnёsi tё besojё  ose tё mos besojё teorinё darviniste  dhe historicizmin materialist. Brezi i dytё qё kanё  ardhur si fёmijё ose kanё lindur nё Perёndim, tё shkolluar tё integruar nё shoqёrinё perёndimore, pa marrё parasysh se i takojnё komunitetit secular ose fetar, ata nuk kanё paragjykime dhe fobi. Tё gjitha religjionet i vlerёsojnё dhe i perceptojnё si kulturё qytetёrim me vlera universale. Ata nuk vuajnё nga kompleksi i inferioritetit dhe kriza e identitetit tё qenurit fetar ose sekular.na sh

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button