“EVN Maqedoni” firmos kontratë me “T-mobile” në vlerë prej 779 mijë euro

“EVN Maqedoni” i ndau kontratë “T-mobile” për blerjen e shërbimeve telekomunikuese në territorin e Republikës së Maqedonisë në vlerë prej 47.9 milionë denarë (779 mijë denarë) pa TVSH. Kontrata është ndarë në tender në të cilin morën pjesë tre kompani.

Prej kësaj shume 26.49 milionë denarë ndërlidhen me telefoninë celulare, 17. 52 milionë denarë në transferimin e të dhënave dhe 3.9 milionë denarë në shërbime për përdorimin e aparateve celulare “Bleckbery”.

Tenderi është zbatuar me anë të negociatave dhe thirrjeve, ndërsa është zgjedhur opsioni më i përshtatshëm. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button