OEMVP: Apel policisë, të zbardhet rasti i plagosjes së punëtores në marketin në Çair

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore shpreh keqardhjen e thellë për atë që ndodhi ditën e djeshme në një nga marketet në Komunën e Çairit, ku me armë zjarri u godit dhe plagos një punonjëse e pafajshme në vendin e punës, thuhet në kumtesën e OEMVP, njofton Portalb.mk.

“ОEMVP thekson se qetësia dhe siguria e jetës së qytetarëve, si dhe ruajtja e rendit dhe sigurisë publike, është një nga prioritetet dhe kushtet themelore më të rëndësishme që duhet të jenë të garantuara nga shteti dhe institucionet shtetërore. Për këtë arsye, OEMVP kërkon nga institucionet përgjegjëse për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike të ndërmarrin në kohë, hapat e nevojshme për të luftuar krimin dhe krijimin e një mjedisi të sigurtë dhe të qetë të punës, ku qytetarët do të ndjehen të sigurt në njërën anë, dhe në anën tjetër komuniteti i biznesit do të ketë mundësi për realizimin e aktiviteteve të punës në kushte të cilat nuk do të rrezikojnë punën e tyre të përditshme.” thuhet në kumtesë.

OEMVP apelon deri tek autoritetet kompetente të ndërmarrin masat e nevojshme për të parandaluar dhe ndëshkuar të gjitha format e dhunës që rrezikojnë kryesisht jetën e qytetarëve dhe punën e anëtarëve tanë.

Ndryshe, dje u plagos me armë zjarri një punonjës e marketit “Kipër” që gjendet në rrugën Kemal Sejfullah në Çair t[ Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button