NATO mbështet ndërhyrjen ushtarake kundër regjimit të Asadit

NATO ka mbështetur intervenimin ushtarak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Britanisë së Madhe dhe Francës në Siri, në të cilin u bombarduan disa pozita të regjimit të Asadit, ndërsa bëhet fjalë për kapacitetet e armëve kimike, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ky sulm do të dobëson fuqinë e regjimit të Asadit në kuptimin e sulmit të sërishëm me armë kimike”, tha në deklaratën me shkrim sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai po ashtu rikujtoi se, aleatët edhe më parë kanë dënuar sulmet me armë kimike në Siri, duke theksuar se ato paraqesin shkelje të qartë të rregullave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Përdorimi i armëve kimike është i papranueshëm dhe përgjegjësit doemos duhet të japin llogari. NATO konsideron se përdorimi i armëve kimike është kërcënim për paqen ndërkombëtare”, porositi Stoltenberg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button