Britani, Theresa May: S’kishim alternativa, ja pse urdhërova sulmin në Siri (VIDEO)

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May në një deklaratë drejtuar popullit të saj tregoi se si i kishte dhënë urdhrin Forcave Britanikë botërore për sulm, për t’i dhënë fund përdorimit të armëve kimike nga regjimi i Bashar Al Asad, njofton BalkanWeb. May pohoi se e kishte marrë këtë veprim ushtarak për shkak se konsideron se mbron të drejtat kombëtare të Britanikëve, ndërsa shtoi se nuk kishin asnjë alternativë tjetër.

“Këtë mbrëmje urdhërova forcat e armatosura britanike për të ndërmarrë një aksion të përbashkët kundër caqeve të armëve kimike të regjimit sirian. Ne jemi bashkë në këtë luftë me aleatët tonë amerikan dhe francez. Në Douma, të shtunën e kaluar me armë kimike u vranë 75 njerëz, përfshirë fëmijë në një horror të paparë. Në fakt ky sulm nuk duhet ta befasojë askënd”, tha kryeministrja britanike.


Mes të tjerash ajo shtoi se regjimi sirian në vazhdimësi i ka përdorur armët kimike kundër njerëzve të vet, siç ishte rasti i vetëm para pak ditëve ku mes viktimave kishte dhe fëmijë.

Teksa vuri gishtin tek autori, May tha se: “Në kemi informacione të mjaftueshme të marra nga inteligjenca që tregojnë se regjimi sirian është përgjegjës për sulmet e fundit”.

4B235C1900000578-5614573-image-a-99_1523671488959

4B236BE900000578-5614573-image-a-128_1523675645446

4B2353D700000578-5614573-Trump_launches_airstrikes_on_Damascus_in_response_to_evil_and_de-a-90_1523671445927

4B2377E500000578-5614573-image-a-113_1523673472054

4B23808E00000578-5614593-A_fighter_jet_lands_at_Akrotiri_military_British_Royal_Air_Force-a-35_1523681666583

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button