Anglia nuk do ta përdorë sistemin VAR – ende

Italia e kërkoi dhe e vuri e para në zbatim, nga vera do të aplikohet edhe në Botëror, por në vendin ku u shpik futbolli, në Angli, sistemi VAR nuk do të zbatohet, të paktën edhe për sezonin tjetër.

Vendimi për të mos e përdorur sistemin VAR është nga marrë nga krerët e Ligës Angleze të Futbollit, të cilët nuk janë të bindur: “Testet e kryera deri tani janë shumë kontradiktore, ndaj edhe në sezonin 2018-219 ky sistem nuk do të përdoret në futbollin anglez”.

Drejtuesit e Ligës Angleze të Futbollit i janë referuar rasteve që janë marrë në shqyrtim gjatë ndeshjeve të Kupës së Ligës në Angli, ku shumë vendime nuk kanë qenë të sakta.

Ndërkohë vetëm një ditë pas penalltisë në dëm të Juventusit në çerekfinalen me Real Madrid u ngritën shumë polemika dhe diskutime, që sistemi VAR të përdoret edhe në Ligën e Kampioneve.

FIFA vendosi më herët që VAR të përdoret në finalet e Botërorit që do të mbahet në verë në Rusi, ndërsa UEFA, ka kërkuar kohë për të marrë një vendim përfundimtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button