OKB, Haley: Asadi ka përdorur të paktën 50 herë armë kimike në Siri

SHBA-ja vlerëson se lideri sirian, Bashar Al Asad ka përdorur armë kimike të paktën 50 herë që prej fillimit të konfliktit, sipas ambasadores amerikane në OKB, Nikki Haley.

“Përdorimi kohët e fundit të gazit helmues kundër banorëve të Dumas nga Presidenti sirian, Bashar Al Asad, nuk ishte hera e parë, e dytë apo e tretë madje as përdorimi i 49-të i armëve kimike”, tha ajo në Këshillin e Sigurimit.

“Megjithatë SHBA-ja ende nuk ka vendsour për veprimet në Siri”, deklaroi Haley në Këshillin e Sigurimit.

Rusia e kërkoi këtë mbledhje urgjente për të diskutuar kërcënimin për sulm ushtarak nga SHBA-ja dhe aleatët e saj Franca dhe Britania e Madhe si përgjigje ndaj sulmit të pretenduar me armë kimike në Duma, në Siri fundjavën e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button