Janë bërë hapa për rritje të transparencës në administratën publike

Në platformën e BDI-së në pjesë  “Administrata publike” (faqe 3) ku janë paraparë tetë qëllime me prioritet për reforma në administratën publike, si prioritet i parë është “Transparenca e administratës publik” me disa nënpika në mesin e të cilave edhe: “Informimi adekuat i opinionit” dhe “Publikimi i informacioneve të karakterit publik”. Këtë premtim të BDI-së, duke pasur parasysh reformat në administratën publik janë ndërmarr në suaza të Planit reformues “3-6-9” e vlerësojmë si të realizuar, shkruan “Vërtetëmatësi“.

Në Planin “3-6-9”, të cilin e publikoi Qeveria me 5 korrik të vitit 2017, në tre muajt e parë u zbatuan shtatë masat e premtuara në pjesën për reforma në administratën publike të cilat Vërtetmatësi” i vlerësoi si të realizuar dhe një pjesë e madhe e këtyre pikave janë në lidhje me transparencën e administratës publike:

1. Qeveria do të sjell Vendim për dekalcifikim të të gjithë dokumenteve me interes publik

2. Shfuqizimi i vendimit për vërtetimin e mungesës së shpenzimeve materiale për informacionin  e dhënë, prej bartësve të informacioneve

3. Revisioni i Regjistrit të bartësve të informacionit me karakter publik dhe personave  kompetent për qasje të lire deri te informacionet me karakter publik në të gjithë institucionet dhe obligim ndaj institucioneve që të publikojnë në ueb faqe dokumentet me karakter publik

4. Publikimi i rendeve të ditës për seancat e Qeverisë në ueb faqe

5. Formimi i grupeve të punës dhe fillimi me revision e draft-Strategjisë për reforma në administratën publike dhe draft-Planin aksionar, me përfaqësuese nga institucionet dhe prej sektorit publik dhe në pajtim me komentet e SIGMA

6. Vazhdimi me procesin e azhurnimit të Regjistrit për të punësuarit në sektorin publik me qëllim që të publikohet numri i të punësuarve në sektor

7. Fillimi i dialogut gjithëpërfshirës për draft Programin për avancim të financave publike 2018-2021

Me 17.11.2017 nga Qeveria për nevojat e analizës së “Vërtetmatësit”, theksuan se realizimi i pjesës kushtuar reformave në administratë është njëqind përqind, gjegjësisht se janë përmbushur të gjithë shtatë masat e parapara në këtë segment reformues. Kontrolli i bërë nga ana e “Vërtetmatësit” tregoi se ky pretendim është i saktë.

Me 29.12.2017, Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA), publikoi Strategjinë për reforma në administratën publike dhe Planin Aksionarë.

Strategjia për reforma në administratën publike 2018-2022 vërteton masat të cilat do të ndërmerren në pesë vitet e ardhshme për realizimin e qëllimeve të definuara si ato të përgjithshmet edhe ato të veçantat në çdo fushë me prioritet. Mes tjerash, në pikën 3.33 “PËRGJEGJËSI, LLOGARIDHËNIE DHE TRANSPARENCË“, duke filluar prej faqe 40 në pjesën 3.3.1.4 “Transparencë të institucioneve dhe qasje deri te informacionet me karakter publik” janë theksuar të gjithë reformat e lartshënuara, dhe poashtu, janë paraparë edhe reforma të tjera të cilat çojnë në drejtim të transparencës dhe llogaridhënies më të lartë në administratë.

Në lidhje me Ligjin për qasje të lirë deri te informacionet, përsëri në Strategjinë për reforma në administratën publike thuhet:

Me ligjin për qasje të lire deri te informacionet me karakter publik sigurohet transparencë dhe gatishmëri në punën e bartësve të informacionit dhe personave fizik dhe juridik të realizojnë të drejtën e qasjes së lirë dhe te informacionet me karakter publik. Me Ligj rregullohen kushtet, mënyra dhe procedura për realizimin e të drejtës për qasje të lire deri te informacionet me karakter publik, me të cilat disponojnë bartësit  e informacione. Arritja deri te informacioni i kërkuar është pa pagesë. 

Muajin e kaluar (21.03.2018) në debatin për sfidat e administratës publike mbajtur në organizatën SIGMA, përfaqësuesi i Drejtorisë për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim pranë Komisionit Evropian, David Kulen, në lidhje me transparencën në administratën publike, deklaroi:

Transparenca e tyre është rritur dukshëm në muajt e fundit dhe shpresoj se do të vazhdojnë në këtë drejtim, është miratuar edhe program për reforma në pjesën për menaxhimin e financave publike, janë përpunuar më tepër dokumente në administratën publike, por përmirësimin i punës në shërbimin shtetërorë është diçka në të cilën duhet të përqendrohemi. 

Edhe pse, procesi për reforma për transparencë me administratën publike është kompleks dhe afatgjatë, dhe nuk mund të bëhet “gjatë natës”, përsëri, duke pasur parasysh masat e ndërmarra në këtë drejtim, mund të thuhet se premtimi i BDI-së “Transparencë në administratën publike”, përfshirë në “Planin 3-6-9″ dhe në Strategjinë për reforma në administratën publike 2018-2020”, është realizuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button