Me shkop bejsbolli e sulmoi, më pas ia vodhi banesën

Një kryerës i panjohur dje rreth orës 16:40 në Manastir i bëri zile derës së banesës së 64-vjeçarit P.A, pasi plaku ia hapi derën, hajni e goditi me shkop bejsbolli në kokë pas çka manastirasi rra për tokë.

Kryerësi hyri brenda në banesë dhe gjeti një çantë prej të cilës mori 92.000 denarë, më pas iku.
I lënduari me plagë trupore është bartur në spitalin klinik në Manastir, ku pas ndihmës së treguar mjekësore është lëshuar në mjekim shtëpiak.

Policia kreu hetim dhe gjurmon pas kryerësit. Nga MPB apelojnë që të jenë të kujdesshëm dhe të kenë kujdes se kujt ia hapin derën. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button