Shqipëria, miqësore me Uellsin më 20 nëntor

Shorti i Ligës së Kombeve përcaktoi Shqipërinë në të njëjtin grup me Izraelin e Skocinë, i vetmi me 3 skuadra për edicionin e parë të kompeticionit më të ri për kombëtaret europiane.

Për këtë arsye, duke qenë se Kombëtarja kuqezi do të zhvillojë më pak ndeshje sesa të tjerat, në periudhën mes shtatorit dhe dhjetorit të këtij viti, Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur akordin me homologen e saj uellsiane për të zhvilluar një takim miqësor më 20 nëntor, transmeton TCH.

Ndeshja do të luhet në “Elbasan Arena”. Ndërkohë FSHF ka paralajmëruar tratativat edhe me një tjetër kombëtare, ende e papërcaktuar, për të zhvilluar një tjetër ndeshje miqësore në këtë hapësirë kohore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button