Lirohen të akuzuarit për vrasjen e policëve në Haraçinë

Lirohen të akuzuarit e ngarkuar me veprën për vrasjen e tre policëve në vitin 2000 në Haraçinë.

Gjykata Themelore në Shkup sot i shpalli të pafajshëm, shtatë të akuzuarit për këtë vepër me të cilën ngarkohen, për vrasjen e tre policëve Eroll Gotak, Kirill Petrushevski dhe Aco Angellovski më 11 janar, në hyrje të fshatit Haraçinë, transmeton TV 21.

Vendimin e gjykatës sot e dëgjuan katër të akuzuarit Lirim Dinarica, Muça Bajrami, Ramiz Asani dhe Emrulla Emrullai. Derisa ka zgjatur procesi gjyqësor kanë ndërruar jetë të akuzuarit Bashkim Asani, Sabri Asani dhe Agim Asani që nga viti 2000.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button