U dëgjuan pesë bomba, dëshmohet se si Kançevska-Milevska ia premtoi tenderin drejtorit të Beton Shtip

Sot në seancën e rastit “Tenderët” në Gjykatën Penale janë dëgjuar pesë biseda të përgjuara ose “bomba” të cilat PSP i propozoi si dëshmi për këtë rast ku e akuzuar e parë është ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska Mileska, transmeton Portalb.mk.

Katër nga bisedat janë nga viti 2011, ndërsa një nga viti 2013 ku aktorë kryesorë janë Kançevska-Milevska, Mile Janakieski, Ilija Bresliski dhe Gordana Jankullovska.

Në bisedën e parë bisedojnë Janakieski, Kançevska-Milevska dhe Bresliski.

“Përshëndetje drejtor. A është Mile aty. Ja rimë me Betin të përshëndet. Nesër do të ketë diçka, ja merre Betin ai do të shpjegojë”, i tha Janakieski Bresliskit.

“Përshëndetje drejtor, nesër do ta shpallim tenderin dhe do t’ju takojë juve. Do t’jua japim juve. Aneksin e kam zgjidhur sot, ndërsa përveç aneksit ka edhe punë të tjera, por nuk kam para, do të bëjmë që në tender të fitoni ju. 48 milionë denarë i kemi dërguar sot”, i tha Kançeska-Milevska Bresliskit.

“Ju bëni që gjithçka të jetë në rregull. Eja nesër në Ministri, eja te Lidija dhe do të flasim”, përfundon Milevska.

Biseda e dytë është mes ish-ministres dhe kolegut të saj, Mile Janakieski.

“Beti deri ku është tenderi. Më ka pyetur kryeministri”.

Ministrja u përgjigj se po punojnë në projekte. Ajo iu ankua se nuk ka para, ndërsa në shtator të ndajnë diçka me rebalancin e buxhetit.

Edhe biseda e tretë telefonike është mes dy ish-ministrave, në të Kançevska-Milevska i ankohet Janakieskit se e nervozon drejtori i Beton Shtip, Bresliski.

“Sa më nervozon. Më ka ardhur në hundë, ndërsa duhet të duroj” , tha Miveska e cila bisedonte edhe për një person me emrin Ice.

Edhe biseda e katërt është bërë mes personave të njëjtë, ku ish-ministrja vazhdon t’i ankohet Janakieskit nga sjellja e drejtorit Bersillski.

“Më thotë të mos ma ftoni policinë, më tha se unë gjoja se ia kam ftuar policinë. Nuk mund ta duroj. Selak i tillë nuk ekziston, njeri të tillë nuk lind nëna. Ndoshta mendon në Idrizov për të të shkoj”, tha Kançevska ku vazhdon të shpengojë se ka paguar 50 milionë denarë dhe 20 milionë të tjera dhe përfundon se nuk do të kenë para dhe pyetet se çfarë do të bëjnë.

Biseda e pestë është mes Milevskës dhe Gordana Jankullovskës. Në këtë bisedë ish-ministrja e Kulturës i ankohet Jankullovskës se në Sektorin e furnizimeve publike u ka lajmëruar Nikollçe Cvetanovski dhe është prezantuar se është nga SPB Manastir dhe i ka thënë se i duhen dokumente për Muzeun e VMRO-DPMNE-së.

Jankullovska i ka thënë se mund të jetë polic i thjeshtë sepse nuk e njeh emrin e tij. Në pyetjen e Milevskës se si të sillet Jankullovska i thotë që të mos ia japë menjëherë, por gjithashtu i tha se në raste të tilla ta lajmërojë atë menjëherë.

“Do ta regjistroj dhe do ju lajmërohem të shoh kush është”, i tha Jankullovska duke shtuar se duhet të jenë të koordinuara.

Ndryshe, ky rast ka të bëjë me kryerjen e punëve ndërtimore në Muzeun e Luftës së Maqedonisë për Shtetësi dhe Pavarësi në Shkup (Muzeu i VMRO-së), ndërsa e akuzuara e parë është ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska – Milevska.

Gjykata e Apelit Shkup në nëntor të vitit të kaluar vendosi që “bombat” mund të përdoren si dëshmi në procedurën gjyqësorenë rastin “Tenderët”.

Në një bisedë telefonike, Kançeska – Milevska, është marrë vesh me drejtorin e ndërmarrjes “Beton Shtip”, që ta fillojë ta ndërtojë “Muzeun e VMRO-së”, ndërkaq më pas të publikojë tenderë me specifikime të caktuara me të cilat vetëm “Beton Shtip” do t’i përmbushë. Ministria e Kulturës, në llogari të “Beton Shtip”, i ka transferuar 54.501.336 denarë ose rreth 886 mijë euro, transmeton Portalb.

“Ekziston dyshim se është kryer vepër penale “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar”. Korrupsioni dhe kultura dallojnë sipas koncepteve të jetës. Kjo prokurori është formuar dhe do të jetë në rrugën e kundërt”, thonë nga PSP.

Ish-ministrja Kançeska-Milevska: Nuk mund të gjej keqpërdorime në tenderin për Muzeun e VMRO-së

Kançeska me paratë e popullit ka fjetur në Hilton, Sheraton dhe Ritz, ndërsa ka blerë në “Versaçe” (DOKUMENT)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button