Parkingu në Vodno të mesme do të paguhet – një orë 100 denarë

Prej vikendit të ardhshëm deri në Vodno të Mesme do të mund të shkohet me vetura, por parkingu do të paguhet. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov ka deklaruar se edhe pse mendon se nuk është mirë që të shkohet në Vodno me vetura, megjithatë do ta shfuqizojë ndalesën, por parkingu do të jetë i shtrenjtë, gjegjësisht 100 denarë për orën e parë dhe 50 denarë në çdo orë në vazhdim. Do të ngelen linjat falas të autobusëve të cilët udhëtojnë për në Vodno, pasi që vjet në nëntor u shfuqizua ndalesa por edhe parkingu pa pagesë në garazhet në kate prej ku shkojnë autobusët, njofton Portalb.mk.

Shilegov thotë se këtë vendim e ka sjellë pasi që ka pasur kërkesa nga qytetarët që të lejohet lëvizja  me vetura deri në Vodno, por edhe nga kafiteritë të cilëve u është zvogëluar qarkullimi.

“Mendoj se nuk është mirë që të shkohet me veturë në Vodno. Por vendimin të cilin e sollëm në nëntor ishte me karakter kohor me qëllim që të rregullohet kaosi me veturat e parkuara. Gjithashtu ka pasur edhe reagime prej qytetarëve se duan që me vetura të shkojnë në Vodno, por edhe nga katër objektet hotelierike, të cilët thonë se nuk kanë punë për shkak të ndalesës dhe nëse nuk ndryshohet vendimi të njëjtit duhet t’i mbyllin objektet. Do të vendosim çmime të larta për parkim me qëllim që ta destimulizojmë lëvizjen e veturave, ndërkaq i lëmë pa pagesë linjat e autobusëve”, tha  Shilegov.

Kryetari i Qytetit shpjegoi se parkingu është digjitalizuar dhe se në fillim të rrugës e cila të çon në Vodno të mesme do të vendoset tabelë në të cilën tregon nëse dhe sa vende të lira ka parkingu. Ai thotë se merimanga do t’i marrë veturat të cilat do të parkohen nëpër rrugica, ndërkaq pjesët anësore të rrugës do të bëhen me gardh që të mos munden të parkohen veturat.

“Nuk ka zgjidhje ideale. Mjetet që i realizojmë si të ardhura nga parkingu do të dërgohen për kujdesej të parkut dhe malit Vodno”, deklaroi Shilegov.

Qyteti për momentin është në bisedime me Kishën Ortodokse Maqedonisë e cila është pronare e tokës në Nerez, e cila tani shfrytëzohet si parking që edhe atje të vendoset pagesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button