Fondi për Sigurim Shëndetësor nuk ua plotësoi kërkesat mjekëve

Periudhë prej 35 ditëve në të cilën institucioni shëndetësor do të ketë mundësi të punësojë mjek, por edhe 3 muaj për mjekun e ri të punësuar që t’i kontaktojë dhe t’i transferojë pacientët tek ai. Ky është vendi i Fondit për Sigurim Shëndetësor që ua ofron mjekëve amë si përgjigje për kërkesën e tyre që të siguruarit të destinohen në institucion shëndetësor dhe në mjek të zgjedhur, njofton Portalb.mk.

Ky propozim është kumtuar sot në takimin e drejtorëve të Fondit, Den Donçev dhe drejtorit ekzekutiv të Odës së Mjekëve Orhan Ramadani.

Sipas këshilltares së drejtorit d-r Ana Petrova, e drejta për zgjedhje të mjekut duhet të ngelet te pacienti, ndërkaq në periudhën derisa zgjatë transferimi, doktorit do t’i paguhet kompensimi, gjegjësisht do të marrë aq sa ka masur më parë mjeku paraprak.

Bëhet fjalë për koncept kalues, derisa të ketë zgjidhje përfundimtare. Në takim janë paralajmëruar edhe ndryshime të sistemit të udhëzimit të pacientëve, por edhe të formularëve për ndihmë urgjente mjekësore, për mjekim shtëpiak dhe për shërbimet e kujdestarisë.

Shoqatat e mjekëve privat kërkojnë që pacientët të jenë të regjistruar në ordinancë, ndërkaq jo si deri më tani që në emër të mjekut të zgjedhur dhe licencës për punë në rrjet të jetë në ISHP. Prej atje konfirmojnë se mjekët janë të revoltuar pasi që tre ministrat e fundit të Shëndetësisë u kanë premtuar zgjidhje, por ende nuk ka asgjë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button