Maqedoni, kërkohet formimi i këshillit gjyqësoro-medial

Në Maqedoni është duke u punuar në formimin e Këshillit Gjyqësoro – Medial i cili do të mundësonte qasje më të mirë të gazetarëve në punën e gjykatësve por edhe këta të fundit të bëhen më transparente në punën e tyre. Kështu u tha dje në punëtorinë “Transparenca gjyqësore dhe evoluimi i gjykatësve në dritën e reformave në gjyqësor”, njofton Portalb.mk.

“Dëshirojmë t’i bindim gjykatësit se gazetarët dhe gjykatësit kanë shumë gjëra që mund të mësojnë nga njëri-tjetri. Hapja e gjykatave është mënyrë e mirë për rritjen e besimit për atë çfarë ndodh në to. Kur them të hapen gjykatat mendoj në kamerat e tyre dhe çdo lloj aparature elektronike, që raportuesit të mund të “tvitojnë” dhe shkruajnë nga gjykatat”, tha Rashell Koen, ish kryeredaktore e gazetës “Boston Herald”.

Koen tha se ky këshill do të afronte mediat dhe gjykatat që të mund të jenë sa më efektive dhe më transparente me njëra-tjetrën.

Ndërsa kryetari i shoqatës së gjykatësve, Xhemali Saiti tha se ky këshill do të sillte rezultate pozitive si për mediat po ashtu edhe për gjykatësit.

“Ata do të jenë në dy kahe edhe për ndihmën e gjykatësve që të hapen ndaj mediave dhe mediave që të jenë më të informuara për në punën tonë”, tha Saiti.

Saiti gjithashtu njoftoi se tash për tash nuk ka iniciativë për formimin e këtij Këshillit por se do të iniciojë debat që të shoh se sa ajo është e pranueshme.

Ja cilët shqiptarë do të jenë pjesë e këshillit që do të mbikëqyrë realizimin e reformave në gjyqësor

Qytetarët kanë nevojë për drejtësi të barabartë, por ja çfarë do t’u japë Maqedonia!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button