Shtëpia e Bardhë: Takimi për Sirinë nuk mori një vendim përfundimtar

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, ka njoftuar se “nuk është marrë ndonjë vendim përfundimtar” në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC) të zhvilluar nën kryesimin e presidentit amerikan, Donald Trump, me temë Sirinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sanders, në një deklaratë me shkrim pas përfundimit të mbledhjes, ka njoftuar se Trump dhe ekipi i NSC-së është mbledhur për të diskutuar çështjet në lidhje me Sirinë.

“Presidenti sapo ka përfunduar mbledhjen me ekipin e sigurisë kombëtare për të diskutuar situatën e fundit në Siri. Nuk është marrë ndonjë vendim përfundimtar. Po vazhdojmë të vlerësojmë raportet e shërbimeve inteligjente, po vazhdojmë bisedimet me aleatët dhe partnerët tanë. Presidenti këtë mbrëmje do të bisedojë me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kryeministren britanike, Theresa May”, është shprehur Sanders.

– Bisedë telefonike me Macron dhe May

Pasi në mbledhjen e këshillit të sigurisë kombëtare nuk doli një vendim përfundimtar, tashmë e gjithë vëmendja është kthyer tek bisedat telefonike që janë njoftuar se Trump do të zhvillojë me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministren britanike Theresa May.

Presidenti Trump në deklaratën e tij të fundit në lidhje se në çfarë mënyre do t’i përgjigjeshin përdorimit të armëve kimike në Siri nga regjimi i Bashar Asadit kishte vlerësimin se “Sot do të kemi disa takime për Sirinë. Do të shikojmë se çfarë do të ndodhë. Po e ndjekim nga afër situatën”.

Ndër të tjera Trump në orët e mëngjesit në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter shkroi se, “Unë asnjëherë nuk kam përmendur se kur do të sulmohet Siria. Kjo mund të jetë shumë afër, ose jo aq afër. Çfarëdo që të ndodhë, SHBA, nën qeverisjen time, ka bërë një punë të shkëlqyer për pastrimin e rajonit nga DEASH-i. Pra, ku është falënderimi për Amerikën?”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button