KORNIZA

Zbresin hijet në heshtje

Lëshohen brigjeve të kanjonit

Dhe shkojnë rrëshqitazi luginës së mollëve

Kapërcejnë pranë shelgjeve

E prekin pastaj faqen e kaltër të lumit

E cila luhatet midis brigjeve

Midis gjelbërimit të thellë

Përbirohen nëpër gjethet e dendura

Duke lënë vrragë pas vetes

Dhe vazhdojnë tutje

E kapërcejnë kurrizin e malit

Pastaj zbresin në anën tjetër

Shkojnë e ulen në fushat e buta

Me grurë të artë

Duke e prekur gëzimin e vitit të begatë

I cili i grish udhëtarët

Urdhëroni

Gostia do të jetë e pasur

Në fshat ka dasmë

E martojnë djalin për mallë

E hijet

Zgjaten mbi fshat

Dhe e fusin fshatin në kornizën e zezë

 

Poezi nga Asllan SELMANI
Zgjodhi Xhabir AHMETI

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button