Thaçi: Greqia ta ruajë qëndrimin konstruktiv

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikolaos Kotzias.

Presidenti Thaçi ka thënë se e çmon pozicionin pozitiv dhe parimor të Greqisë për perspektivën evropiane të Kosovës, transmeton REL.

“Jemi mirënjohës për përkrahjen e Greqisë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe kërkojmë që kjo përkrahje të vazhdojë edhe për anëtarësimin tonë në INTERPOL, UNESCO, NATO, Bashkim Evropian dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë presidenti, duke shtuar se “është shumë me rëndësi që Greqia ta ruaj qëndrimin konstruktiv”.

Në anën tjetër, kryediplomati grek ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve mes shteteve në Ballkanin Perëndimor, por edhe në vetë Bashkimin Evropian, është shumë i rëndësishëm për të gjitha shtetet.

“Greqia e mbështet planin e integrimit evropian në të gjitha nivelet”, ka thënë Kotzias, thuhet në një komunikatë për media nga zyra e Presidentit.

Presidenti Thaçi dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikolaos Kotzias, kanë diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP