Mollët janë plot sheqer – a bën t’i hamë dhe sa janë të shëndetshme

Një mollë në ditë e mban mjekun larg jush. Me siguri edhe ju që nga fëmijëria e keni dëgjuar këtë fjalë të urtë, mirëpo a keni pyetur ndonjëherë sa kalori ka një mollë dhe a është ajo fare e shëndetshme siç kanë menduar nënat tona?

Mollët janë pema e dytë pas bananeve të cilat më së shumti hahen madje me arsye të mirë. Nuk kushtojnë shumë, janë të shëndetshme dhe të shijshme.

Sipas të dhënave, në një mollë e madhësisë mesatare ka 95 kalori. Molla me lëvore ka yndyrë zero, 25 gramë hidrokarbure, 19 gramë sheqer, 4 gramë fibra dhe nuk ka proteina, transmeton Telegrafi.

Nëse ju brengos kjo e dhënë që molla ka aq shumë sheqer, nuk është sheqeri i njëjtë të cilin e merrni kur hani çokollatë.

Fibrat janë mënyrë natyrore e rregullimit të nivelit të sheqerit në gjak dhe gjenden në pemë dhe perime. Fibrat ndihmojnë në tretjen e ngadalësuar të ushqimit, gjë që pengon ngritjen e vrullshme të sheqerit në gjak të cilin do ta kini kur hani ëmbëlsirë.

Me konsumimin e rregullt të mollëve ulni shanset që të sëmureni nga diabeti i tipit 2.

Për shkak të fibrave të bollshme që i kanë mollët janë probiotik i shkëlqyeshëm, ndërkaq vetëm një mollë do t’i plotësojë 14 për qind të nevojave ditore për vitaminën A dhe 11 për qind të nevojave për vitaminën C.

Mund t’ju ndihmojnë edhe në rregullimin e masës trupore dhe janë të shkëlqyeshme për ngrënie midis racioneve.

Meqë me mollë i shtoni fibrat, proteinat dhe yndyrat, rekomandohet që të hahet një mollë me një lugë kikirikë apo ndonjë gjalpë të ngjashëm.

Vitamina C e cila gjendet në mollë mund t’ju ndihmojë që më mirë të absorboni hekurin nga gjalpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP