MI5 në luftë kibernetike me ISIS

Mbretëria e Bashkuar ka kryer një ofensivë kolosale kibernetike ndaj shteti islamik, një operacion që dëmtoi rëndë aftësinë e grupit terrorist që të kryejë sulme të koordinuara dhe gjithashtu frenoi propagandën e tij, transmeton TCH.

Operacioni u zbulua në konferencën e parë për shtyp të Jeremy Fleming, shefi i agjencisë britanike të inteligjencës GCHQ, dikur ish agjent i MI5. Ky operacion gjithashtu përbën herën e parë që Britania e Madhe ka dëmtuar sistematikisht aftësitë kibernetike të një kundërshtari si pjesë e një fushate ushtarake.

“Në 2017, kishte periudha kur Shteti islamik nuk bënte dot propagandë dhe as përdorte dot kanalet e tij të komunikimit, diçka që gjithashtu dëmtoi rëndë aftësinë e tij për koordinim”, Jeremy Fleming, drejtor i GCHQ.

Shefi i GCHQ gjithashtu kritikoi Rusinë në fjalimin e tij për sjelljen e saj të papranueshme kibernetike që është një kërcënim në rritje për Britaninë dhe aleatët.

Megjithëse Moska i mohon të gjitha akuzat për sulme kibernetike, Fleming tha se rusët nuk luajnë me të njëjtat rregulla dhe kanë mjegulluar kufirin mes aktivitetit kriminal dhe atij shtetëror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button