Vettel lëshon sfidën për Kinën: Makina funksionon

Tifozët e Ferrarit po numërojnë orët deri në garën e tretë sezonale të Formula 1 që zhvillohet këtë fundjavë në pistën e Shangait, një mundësi ideale që skuadra italiane dhe Serbastian Vettel, të shtojnë pikë të vyera në fushatën për rikthimin e titullit.

Në krahasim me lotarinë e garës së Australisë në premierë, apo të nxehtin e shkretëtirës me shumë frenime në Sakhir, këtë radhë cirkuiti kinez favorizon fitoren e parë të Lewis Hamilton. Por edhe pse parashikimet anojnë fitoren te kampionët në fuqi, piloti gjerman i Ferrarit mbetet optimist se njëvendëshja e tij do të surprizojë me rezultatet, transmeton TCH.

“Besoj se nuk do të kemi probleme në garën e Kinës edhe pse nuk është e lehtë as ta thuash këtë. Në dy garat e para shkoi gjithçka mirë nga pikëpamja e rezultateve, por ishin shumë të ndryshme nga kjo pistë. Në Shangai nuk janë as kushtet e Australisë dhe as të Bahreinit” tha Sebastian Vettel.

Ferrari për këtë garë do të ketë në dispozicion më shumë goma ultrasoft, krahasuar me rivalin e tij Mercedes. Por përzierja që ofron firma Pirelli mbetet për t’u parë sesa do të durojë në cirkuitin e Shangait.

“Ky cirkuit është i vështirë për të llogaritur gomat dhe strategjinë. Do të jetë një sfidë interesante dhe do të shohim se si do të shkojë në një vend ku ndryshon temperatura dhe ekuilibri i makinës”, tha Sebastian Vettel.

Në renditjen aktuale, gjermani kryeson me pikë të plota pas dy garish, ndërsa pas tij gjenden pilotët e Mercedes Lewis Hamilton me 33 pikë dhe Valtteri Bottas me 22.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP