Të enjten e ardhshme Federika Mogerini dhe Johanes Han do të vijnë në Shkup

Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së Federika Mogerini, më 19 prill do t’i drejtohet Kuvendit të Maqedonisë gjatë vizitës që do të realizojë në Shkup me komisionerin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johanes Han, transmeton Alsat M.

Vizita e tyre vjen një ditë pas publikimit të raportit të progresit të Komisionit Evropian, nga i cili Qeveria pret rekomandim të pastër për çeljen e negociatave. Për përmbajtjen e raportit dhe çështjet tjera të procesit integrues, është biseduar edhe në takimin e sotëm në Bruksel mes Mogerinit dhe zëvendës kryeministrit për çështje Evropiane Bujar Osmani. Në këtë takim, Osmani e ka njoftuar shefen e diplomacisë Evropiane me punën e bërë në zbatimin e planit 3-6-9, si dhe për pengesat tjera në rrugën e Euro integrimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button