Greqi, rrëzohet një avion ushtarak, humb jetën piloti

Ka humbur jetën piloti i avionit i tipit “Mirage 2000” i Forcave Ajrore të Greqisë që ishte rrëzuar në afërsi të ishullit Skyros, në lindje të gadishullit Eyvia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Pano Kammenos, në mesazhin e publikuar në llogarinë e tij në Twitter, duke theksuar se ka humbur jetën piloti i avionit të rrëzuar, ka shprehur ngushëllimet familjes së tij.

Mediat greke njoftuan se ekipet e kërkim-shpëtimit të cilët arritën në rajon pas aksidentit, kanë arritur në mbetjet e avionit.

Në deklaratën e Forcave Ajrore të Greqisë ishte theksuar se avioni është rrëzuar në ujërat verilindore të ishullit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button