Ivanov në Samitin e 21-të Ekonomik te Euroazisë

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, duke theksuar se në rast se shikohet në nivel lokal mund të shihen një sërë tregjesh, tha se “Shohim se si të gjitha këto minojnë ekonominë e shteteve kombëtare. E njëjta vlen edhe për bankat digjitale. Shteti tashmë ka vështirësi me kriptoparatë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ivanov, në fjalimin e tij me temë “Dilema e epokës sonë – Teknologji/Politikë” në sesionin presidencial të Samitit të 21-të Ekonomik i Euroazisë i organizuar nga Fondacioni Marmara, tha se është detyrë që të diskutohet konfliktit mes teknologjisë dhe shoqëritë.

Ai theksoi se sa të mëdha janë sfidat me të cilat një qytetërim përballet dhe mund të prodhojë aq përgjigje më kreative. Ivanov tha se revolucioni i 4-të industrial është duke kaluar drejt bioteknologjisë, jeta është shndërruar në një temë inxhinierie, në këtë mënyrë janë zhdukur kufijtë mes fizikës, digjitale dhe biologjikes.

“Në ditët tona ështa aktualizuar çrregullimi dhe humbja e sovranitetit të shtetit përballë digjitalizimit. Digjitalizimi tashmë ka marrë përsipër shpërndarjen e fuqisë. Kur shohim në nivel lokal, shohim një sërë tregjesh. Shohim se si të gjitha këto minojnë ekonominë e shteteve kombëtare. E njëjta vlen edhe për bankat digjitale. Shteti tashmë ka vështirësi me kriptoparatë. Kriptoparatë kanë realizuar transfer prej 600 miliardë dollarësh. Kjo ngritet deri në një trilionë dollarë. Të gjitha këto nuk kërkojnë ndërmjetësimin e bankave. Kush do ta kontrollojë këtë? Çfarë do të ndodhë kur të zhduket sistemi bankar që e dimë?”, tha Ivanov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button