Me poetikën artistike të veçantë, Çun Lajçi nesër do të recitojë në Shkup (FOTO)

Artisti nga Kosova, Çun Lajçi nesër do të jetë pjesë e mbrëmjes poetike që do të mbahet në Shkup, njofton Portalb.mk.

Mbrëmja poetike vjen në vazhdën e promovimit të librave me poezi nga Çun Lajçi dhe nis nga ora 18:30 në Librarinë e Çarshisë në Shkup.

Çun Lajçi në Librarinë e Çarshisë – Shkup

Përndryshe, Çun Lajçi ka lindur 18.12.1946 në Drelaj te Rugovës ku edhe mbaroi shkollën fillore, për të vazhduar normalen në Prizren e kurse shkollën e Lartë Pedagogjike- Dramë në e kreu në Prishtinë.

Nga 1970 punoi si aktor i rregullt në Teatrin e Prishtinës. Luajti mbi 200 role në Teatër dhe 30 filma artistik. Dy herë u shpall aktori më i mirë i Serbisë në takimet teatrore “Joakim Vujiq”. Në festivalin e teatrit “Prishtina Fest” u shpall aktori më i mirë me shfaqjen “Hëna prej letre” në regji të Fadil Hysës. Nga Ministria e Kulturës e Kosovës mori çmimin e karrierës. Gjithashtu nga Presidenca e Shqipërisë ka marrë çmimin e “Naim Frashërit”. Ka botuat dy përmbledhje poezish “Zjarr i pashuar” dhe “Fjalës nesër i bëhet vonë”.

Së fundmi u bë i njohur me fjalimin prekës që ia dedikoi bijës së ndjerë.

Mes lotësh, Çun Lajçi rrëfen sfidat dhe vështirësitë për shërimin e vajzës që i vdiq muaj më parë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button