Më 17 prill është Raporti i KE-së, Kuvendi i Maqedonisë në mënyrë “eksprese” miratoi tre ligje

Pas mbarimit të seancës parlamentare të 22-të, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka nisur seancën e 41-të ku në rend dite është ligji për Agjencisë Tekniko-operative (ATO) dhe ligji për ndjekjen e komunikimeve që u miratua me 86 vota “pro”, transmeton Portalb.mk.

Formimi i ATO-s është votuar me 86 vota “për” dhe asnjë “kundër” dhe “përmbajtur”, kurse ligji për ndjekjen e komunikimeve është sjellë me 86 vota “për”.

Ndërkaq, në seancën e 22-të u miratua ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve me 83 vota “për”.

Nga seanca e 34-të ka ngelur pezull ligji për gjykatat, nga e 35-ta plotësimi i ligjit për prokurorinë publike dhe të atij për procedurë penale.

Rëndësia e këtyre ligjeve lidhet me publikimin e Raportit të Komisionit Evropian për Maqedoninë që duhet të ndodh më 17 prill.

Përndryshe, këto ligje u panë si pengesë për planin 3-6-9.

Ndaj mosmiratimit të ligjeve në fjalë, veçanërisht për mbrojtjen e dëshmitarëve, pakënaqësi ka shprehur edhe ekipi i Katica Janevës, Prokuroria Speciale Publike.

Këto janë një pjesë e Ligjeve për të cilat grupet punuese të VMRO-DPMNE-së dhe shumicës parlamentare, sipas liderëve partiak, dhe personave zyrtar, kanë arritur marrëveshje.

Deri më 10 prill do të miratohen ligjet e kërkuara, Zaev: para KE-së të jemi të pastër (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button